E Shtunë, 31 Tetor 2026

SEEMO nderon publicistin Veton Surroi me cmimin

VJENE- Organizata per Media te Evropes Juglindore me seli ne Vjene SEEMO ka nderuar publicistin Veton Surroi me cmimin per te drejtat e njeriut per vitin 2011. Organizata ne motivacionin per cmimin nenvizon metodat pa dhune dhe perkushtimin e vazhdueshem per te drejta te njeriut ne te gjitha aktivitetet profesionale te zotit Surroi. Cmimi do ti dorezohet zotit Surroi ne Prishtine me 24 nentor gjate nje konference nderkombetare per Agjencite dhe Mediat e Reja ne Evropen Juglindore. I lindur ne vitin 1961 Veton Surroi eshte nje nder personalitet e shquara publicistike e politike te Kosoves. Si themelues i partise politike Ora ai ishte deputet ne Parlamentin e Kosoves gjate viteve 2004 - 2007 dhe nje nga pjesemarresit e negociatave per statusin e Kosoves. Ne vitin 1997 ai themeloi gazeten e perditshme Koha Ditore te cilen e drejtoi deri ne kohen kur hyri ne jeten politike.
voa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›