E Martë, 3 Nëntor 2026

SEUL – Koreja e Veriut lëshon të tjera raketa balistike

SEUL, 10 mars /ATSH-AA/ – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut pretendon se Koreja e Veriut ka lëshuar ​​disa raketa balistike në drejtim të Detit të Verdhë.

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut në një deklaratë pretendon se Koreja e Veriut ka lëshuar ​​disa raketa balistike nga rajoni Hwanghae drejt Detit të Verdhë rreth orës 13:50, me orën lokale.

”Ushtria e Koresë së Jugut po ndjek zhvillimet në koordinim me SHBA-në dhe se do të jetë në gatishmëri”, thuhet më tej.

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nisën sot manovrat “Mburoja e Lirisë 2025″ (”Freedom Shield 2025”) për të forcuar kapacitetet e tyre të përbashkëta mbrojtëse kundër kërcënimeve rajonale nga Koreja e Veriut.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, manovrat e përbashkëta ushtarake u dënuan dhe u cilësuan si ”një akt i rrezikshëm provokues”./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›