E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA - Afganistan marreveshje per operacionet gjate nates

Qeveria afgane ka arritur nje marreveshje me Shtetet e Bashkuara ku kerkohet zyrtarisht qe operacionet gjate nates te drejtohen nga afganet dhe qe i jep zyrtareve lokale autoritetin per te marre vendime lidhur me to.

Ministri afgan i Mbrojtjes Abdul Rahim Wardak dhe komandanti  i forcave amerikane ne Afganistan gjenerali John Allen e nenshkruan marreveshjen sot ne nje ceremoni qe u zhvillua ne Kabul.

Operacionet gjate nates kane qene nje burim te vazhdueshem tensionesh mes qeverise afgane dhe ushtrise amerikane. Zyrtaret afgane thone se forcat e huaja tani do te kene vetem nje rol mbeshtetes ne operacionet gjate nates dhe se ato te kryhen me urdherin e autoriteteve te ligjshme afgane.

Gjenerali Allen e quajti marreveshjen historike ne procesin e vendosjes se sovranitetit ne Afganistan dhe ne perpjekjet e perbashketa per zyrtarizimin e nje partneriteti strategjik afatgjate mes Shteteve te Bashkuara dhe Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›