E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Biden: Hamasi të demonstrojë se dëshiron një armëpushim në Gaza

UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden e ka ftuar Hamasin të demonstrojë se me të vërtetë dëshiron një armëpushim në Rripin e Gazës duke pranuar marrëveshjen e propozuar në planin e SHBA-së që u miratua dje në mbrëmje nga Kombet e Bashkuara.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën tonë që fton lëvizjen islamike në pushtet, në enklavën palestineze, të pranojë marrëveshjen për të vendosur një armëpushim me lirimin e pengjeve izraelite”, shkroi Biden në llogarinë e tij në X.

”Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim dhe kjo marrëveshje është një mundësi për të treguar se ata janë seriozë”, theksoi ai./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›