E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Biden: Nuk besoj se do të ketë luftë gjithëpërfshirëse në LM

UASHINGTON, 4 tetor /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nuk beson se do të shpërthejë luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.

Presidenti Biden në Shtëpinë e Bardhë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sulmet e Izraelit ndaj Libanit.

I pyetur nëse vallë një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme mund të parandalohet, Biden tha se “nuk besoj se do të ketë luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme. Mendoj se mund të shmangim këtë”.

Kur u pyet nëse forcat amerikane do të dërgohen për të ndihmuar Izraelin, Biden tha se ”SHBA-ja tashmë po e ndihmon Izraelin” duke shtuar edhe se “ne do ta mbrojmë Izraelin”.

Deklaratat e Bidenit erdhën pasi Irani më 1 tetor lëshoi raketa balistike ​​kundër Izraelit./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›