E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Biden do të nderojë me “Medaljen Presidenciale të Lirisë” Bono, Messi dhe Wintour

UASHINGTON, 4 janar /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden do të nderojë sot 19 figura të famshme me Medaljen Presidenciale të Lirisë, përpara përfundimit të mandatit të tij.

“Çmimi – nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – do t’i jepet yllit të futbollit Lionel Messi, legjendës së basketbollit Earvin “Magic” Johnson, stilistit Ralph Lauren, aktorëve Michael J Fox dhe Denzel Washington, dhe muzikantit te rock-ut Bono nga grupi U2, ndër të tjera”, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë.

“Çmimi prestigjioz u jepet individëve që kanë dhënë kontribute shembullore për prosperitetin, vlerat ose sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, paqen botërore ose përpjekje të tjera të rëndësishme shoqërore, publike ose private”, thuhet në deklaratë.

Përfituesit e këtij viti përfshijnë gjithashtu konservatoren Jane Goodall, filantropistin George Soros, ikonën e modës Anna Wintour dhe ish-kandidaten presidenciale demokrate Hillary Clinton – një nga anëtaret e partisë së Biden.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zëvendësojë Biden më 20 janar. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›