E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Biden në vizitë zyrtare në Francë

UASHINGTON, 30 maj /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë javën e ardhshme një vizitë disaditore në Francë.

“Presidenti i SHBA-së Joe Biden do të jetë në Francë nga 5 deri më 9 qershor”, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

“Vizita shtetërore e Biden pasqyron lidhjet e ngushta mes dy vendeve”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Biden dhe Macron kanë planifikuar të diskutojnë një gamë të gjerë sfidash globale dhe çështje dypalëshe.

Qeveria franceze tha se ndër temat kryesore në rendin e ditës për bisedime është mbështetja e mëtejshme për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›