E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Biden shtyn vizitën në Gjermani për shkak të uraganit Milton

UASHINGTON, 8 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden shtyu udhëtimin e tij të planifikuar për në Gjermani, për më vonë këtë javë, për shkak të uraganit të fuqishëm Milton, i cili po shkon drejt shtetit të Floridës.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz do të presë presidentin amerikanë, Joe Biden, atë francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer, të shtunën në mëngjes në Berlin, për të bërë një pasqyrë të luftës në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Ky takim do të bëhet në kuadër të vizitës së Joe Biden në Gjermani, ku pritet të mbërrijë të enjten në mbrëmje.

Më pas, udhëheqësit do të marrin pjesë në një takim të vendeve aleate të Ukrainës, të shtunën pasdite, në bazën ushtarake amerikane në Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore.

Duhet të përfaqësohen rreth 50 vende dhe pritet prania e kreut të shtetit ukrainas, Volodymyr Zelensky./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›