SHBA – Blinken: Shumë vende mund të ndihmojnë në administrimin e Gazës pas luftës

UASHINGTON, 22 maj /ATSH-AA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se shumë vende mund të ndihmojnë në garantimin e sigurisë dhe administrimin e Rripit të Gazës pasi Izraeli të ndalë sulmet.
Blinken foli në seancën e Komitetit për ndarjen e buxhetit të Senatit që u mbajt lidhur me buxhetin për vitin 2025 të Departamentit.
Lidhur me pyetjet e anëtarëve të Senatit nëse do të luajnë apo jo rol Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në administrimin e Rripit të Gazës pas përfundimit të sulmeve të Izraelit, Blinken theksoi se shumë vende mund të ndihmojnë potencialisht në garantimin e sigurisë dhe administrimin e Rripit të Gazës.
“Besoj se shumë vende mund të luajnë një rol si instrument, të paktën përkohësisht për të ndihmuar në garantimin e sigurisë dhe qeverisjes nëpërmjet një koalicioni njerëzish”, tha Blinken.
Duke vënë në dukje se beson se “pushtimi ushtarak nuk është i vazhdueshëm” në Rripin e Gazës, Blinken tërhoqi vëmendjen mbi krizën humanitare që vazhdon në enklavën e rrethuar.
Blinken e cilësoi Rripin e Gazës si një “zonë të katastrofës serioze” pasi Izraeli mbylli kalimet kufitare.
Ai shtoi se kanë përjetuar “probleme të tmerrshme” për dërgimin e ndihmave në veri të Rripit të Gazës dhe se kanë “shqetësime të thella” edhe për situatën në jug./ /os/