SHBA – Dhoma e Përfaqësuesve miraton faturën e mbrojtjes, pavarësisht kërcënimit me veto nga Trump

Dhoma amerikane e Përfaqësuesve miratoi me shumicë dërrmuese një projektligj vjetor të shpenzimeve të mbrojtjes, pavarësisht një kërcënimi me veto nga ana e presidentit në largim, Donald Trump.
Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) kaloi në një votim me 335 vota pro dhe 78 kundër, me një mbështetje të gjerë dypartiake.
Projektligji tani do të shkojë në Senat për një votim të dytë para se të mbërrijë në tryezën e Trumpit.
Ligjvënësve do t’u duhej një shumicë prej dy të tretave në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat për të përmbysur veton presidenciale.