SHBA – FBI: Hakerët iranianë i kanë ofruar fushatës së Bidenit informacione të vjedhura nga Trump

VIRXHINIA, 19 shtator /ATSH-ANSA/ – Agjencitë e inteligjencës amerikane deklaruan se Irani i ofroi presidentit amerikan Joe Biden informacione të vjedhura nga rivali Donald Trump.
“Aktorët kibernetikë keqdashës iranianë në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut i dërguan emaile të pakërkuara fushatës së Bidenit që përmbanin një fragment nga materiali i vjedhur dhe jopublik i fushatës së Trump”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Cyber në SHBA dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës dhe FBI.
Nuk kishte asnjë tregues se ndonjë nga marrësit ishte përgjigjur.
“Për më tepër, aktorët kibernetikë keqdashës iranianë kanë vazhduar përpjekjet e tyre që nga qershori për të dërguar materiale të vjedhura, jo publike të lidhura me fushatën e ish-Presidentit Trump tek organizatat mediatike të SHBA-së”, thuhet në deklaratë.
Ky aktivitet keqdashës kibernetik është shembulli i fundit i qasjes shumëplanëshe të Iranit… për të nxitur mosmarrëveshje dhe për të minuar besimin në procesin zgjedhor.
Edhe në muajin gusht, agjencitë fajësuan Iranin për hakerimin e fushatës presidenciale të Trump.
FBI do të vazhdojë të “hetojë dhe mbledhë inteligjencë për të ndjekur penalisht dhe çmontuar ata që janë përgjegjës për kërcënimin. /os/