E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Hakerohet Agjencia e Sigurisë Bërthamore

Departamenti për Energjinë i Administratës Kombëtare të Sigurisë Bërthamore, që ruan depot e armëve bërthamore të SHBA, ka prova se hakerat kanë thyer rrjetet e tyre në një shkallë më të gjerë operacion spiunazhi, që ka  goditur të paktën një duzine të agjencive federale, shkruan ”Politico”.

Aktiviteti i dyshimtë u identifikua edhe në laboratorët e Los Alamos dhe ”Sandia Nationals” në Nju Meksiko dhe Uashington.

Qeveria amerikane nuk e ka drejtuar ende gishtin drejt ndonjë aktori të veçantë, por ekspertët e sigurisë kibernetike pohojnë se operacioni mban shenjat e shërbimit sekret rus.

Hetuesit ende nuk kanë konstatuar nëse ”piratët” shkencëtarët kanë arritur të futen ose të marrin të dhëna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›