E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Harris: Nuk do të rri në heshtje, lufta në Gaza duhet të përfundojë

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH/ – Është koha që kjo luftë të përfundojë, deklaroi zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris në atë që ajo e quajti një bisedë “të sinqertë dhe konstruktive” me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, shkruan adnkronos.

Me një ton më të ashpër se presidenti Joe Biden, Harris tha se ajo kishte bërë të qartë “shqetësimet e saj serioze” për viktimat në Gaza, duke i theksuar Netanyahut se sa e rëndësishme është se si Izraeli mbrohet.

Harris theksoi gjithashtu nevojën për të gjetur një rrugë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

“Nuk mund të mbesim të pandjeshëm ndaj vuajtjeve dhe nuk do të hesht”, tha Harris në konferencën për shtyp pas takimit me kryeministrin izraelit. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›