SHBA – Ish-presidenti Biden i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për kancer të lëkurës

UASHINGTON, 5 shtator /ATSH/ – Ish-presidenti amerikan Joe Biden i është nënshtruar kohët e fundit një ndërhyrjeje kirurgjikale për kancer të lëkurës, tha zëdhënësja e tij, sipas BBC.
Biden iu nënshtrua teknikës kirurgjikale “Mohs”, tha ajo për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News, por nuk dha detaje të mëtejshme.
Kjo teknikë përdoret për të hequr pjesët e lëkurës deri sa të mos mbetet asnjë shenjë e kancerit.
Biden, 82-vjeç, ishe parë ditët e fundit me një plagë në anën e djathtë të kokës.
Në vitin 2023, Biden i ishte hequr një lezion kancerogjen në kraharor gjatë një kontrolli shëndetësor rutinë.
Në maj, ai u diagnostikua me një formë agresive të kancerit të prostatës që ishte përhapur në kocka.
“Kanceri na prek të gjithë,” shkroi Biden në rrjetet sociale atëherë. “Si shumë prej jush, Jill dhe unë kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e prekura”.
Biden gjithashtu ka pasur disa kancere jo-melanoma të lëkurës që i janë hequr më parë, para se të bëhej president.
Që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë në janar, ai është tërhequr kryesisht nga skena politike dhe është shfaqur shumë pak në publik. / Ad.Ab./