E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – JD Vance: Mendoj se Trump do të negociojë paqen me Kievin dhe Moskën

MILUOKI, 16 korrik /ATSH-ANSA-DPA/ – Unë mendoj se nëse zgjidhet, Donald Trump, siç premtoi se do të bënte, do të shkojë atje, do të negociojë një marrëveshje me Moskën dhe Kievin për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës shumë shpejt, deklaroi D Vance, kandidati për zëvendëspresident i Donald Trump, në një intervistë për ”Fox News”.

”Kjo, në mënyrë që Amerika të fokusohet në problemin e vërtetë, që është Kina”, shtoi ai.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump zgjodhi James David Vance, një senator nga Ohio, për të qenë kandidati i tij si zëvendëspresident, njoftoi ai në platformën e tij të mediave sociale ”Truth Social”.

“Kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori JD Vance i shtetit të madh të Ohajos”, shkroi Trump.

Libri me kujtime i Vance “Hillbilly Elegy” ka qenë një bestseller, ndërkohë që dikur ai ka qenë një kritik i ashpër i Trump.

Trump e bëri njoftimin ndërsa konventa kombëtare republikane po zhvillohet në Miluoki./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›