E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – NYT: Ushtarë izraelitë në Siri për herë të parë që nga viti 1973

UASHINGTON, 9 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Forcat tokësore izraelite kaluan zonën e çmilitarizuar në kufirin midis Izraelit dhe Sirisë gjatë fundjavës dhe hynë në vend për herë të parë që nga lufta e Yom Kippur në tetor 1973: shkruan New York Times.

Dislokimi u bë në mes të avancimit të rebelëve që dje pushtuan Damaskun dhe detyruan presidentin Assad të braktiste vendin.

Forcat izraelite thuhet se tani kontrollojnë majën e malit Hermon, në anën siriane të kufirit, dhe disa vendndodhje të tjera që konsiderohen thelbësore për të stabilizuar kontrollin e zonës. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›