E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Republikanët fitojnë shumicën edhe në Dhomën e Përfaqësuesve

UASHINGTON, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Partia Republikane e presidentit të zgjedhur Donald Trump ka mbajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, një javë pasi një fitore e madhe zgjedhore i dha atij një mandat të dytë.

Dihej tashmë se republikanët do të kontrollojnë Dhomën e Lartë, Senatin, ku demokratët kishin mbajtur më parë një shumicë të vogël nën presidentin në largim Joe Biden.

Duke fituar gjithashtu Dhomën e Përfaqësuesve, Trump do të ketë autoritet të gjerë për të çuar përpara agjendën e tij politike – duke përfshirë zbatimin e vijës së ashpër të emigracionit dhe uljen e taksave – pa kundërshtime të mëdha nga demokratët.

Konfirmimi i zyrtarëve qeveritarë dhe gjyqtarëve gjithashtu do të përshpejtohet, duke hequr një pengesë për të kontrolluar tendencat autoritare të Trump./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›