E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Rrëzohen tarifat gjithëpërfshirëse, Trump: Gjykata Supreme e ndikuar nga interesat e huaja

UASHINGTON, 20 shkurt /ATSH/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se është “absolutisht i turpëruar” nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të cilët morën një vendim “shumë zhgënjyes” për tarifat, sipas “France 24”.

Trump tha sot se vendimi i Gjykatës së Lartë që i shpalli të paligjshme tarifat e tij gjithëpërfshirëse ishte shumë zhgënjyes.

Gjithashtu, presidenti amerikan u tha gazetarëve se ishte absolutisht i turpëruar nga disa anëtarë të gjykatës së dominuar nga konservatorët që vendosën kundër tij.

Ai akuzoi Gjykatën Supreme se ishte ndikuar nga “interesat e huaja” pasi vendosi që tarifat e tij globale gjithëpërfshirëse të shpalleshin të paligjshme.

“Është mendimi im, se gjykata është ndikuar nga interesat e huaja”, u tha Trump gazetarëve.

Trump tha sot në konferencën për shtyp se do të ndiqte një drejtim “edhe më të fortë” pasi Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi kundër tarifave të tij gjithëpërfshirëse, duke iu referuar autoriteteve të tjera federale.

Duke folur me gazetarët, Trump tha se do të vendoste tarifa duke përdorur autoritete alternative.

“Mund të duhen vite për të zgjidhur çështjen ligjore nëse rreth 133 miliardë dollarë të mbledhura nga tarifat duhet të rimbursohen”, tha Trump.

“Shumica e marrëveshjeve tregtare të negociuara me SHBA-në janë ende të vlefshme, pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme”, tha ai  duke përmendur konkretisht Indinë.

“Marrëveshja me Indinë është në fuqi,” u tha Trump gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje, ndërsa sugjeroi se taksat nën drejtimin e autoriteteve të veçanta do të zëvendësonin tarifat e rrëzuara nga Gjykata Supreme. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›