SHBA – Sekretari i Mbrojtjes, Hegseth anulon pjesëmarrjen në një takim të NATO-s

BRUKSEL, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të jenë të përfaqësuara në nivelin më të lartë për herë të dytë radhazi në një takim ministror të NATO-s këtë javë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, konfirmoi sot në një konferencë për shtyp në Bruksel se në vend të sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s nesër do të marrë pjesë zëvendëssekretari Elbridge Colby.
Në dhjetor, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio gjithashtu kishte anuluar pjesëmarrjen në një takim planifikuar të NATO-s në Bruksel.
Mungesa e sekretarëve amerikanë në takime zyrtare të NATO-s konsiderohet jashtëzakonisht e rrallë.
Ish-zëdhënësja e e NATO-s, Oana Lungescu (2010–2023), shkroi se kjo mund të jetë hera e parë në historinë e aleancës që dy takime ministrash radhazi zhvillohen pa një sekretar amerikan, duke dërguar një sinjal negativ në një kohë të tensionuar për marrëdhëniet transatlantike.
Rutte tha se vendimi i Hegseth duhet të pranohet, duke theksuar se kontaktet e tij me zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit vazhdojnë të jenë intensive.
Ai shtoi se Colby është një figurë shumë e rëndësishme me përgjegjësi për udhëzimet politike, dhe se NATO-ja mbetet e rëndësishme, por SHBA-ja gjithashtu duhet të përqendrohet në rajonin e Paqësorit./ /Ad.Ab./ a.jor.