E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Senati miraton Eric Wendt në postin e ambasadorit amerikan në Shqipëri

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH/ – Me 50 vota pro, 44 kundër dhe gjashtë senatorë, të cilët nuk votuan, Senati miratoi gjenerallejtënantin Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, sipas www.senate.gov.

Eric Wendt, 61 vjeç, ka qenë pjesë e forcave speciale ”Green Beret”.

Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe në pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

”Ai është fitues i shumë çmimeve dhe nderimeve, duke përfshirë Medaljen e Shërbimit të Shquar në Mbrojtje, Medaljen e Shërbimit të Shquar (me një tufë gjethesh lisi), Medaljen e Yllit të Bronztë dhe Çmimin Superior të Nderit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së”, sipas www.senate.gov./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›