E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Shtëpia e Bardhë: Kërcënimet e Rusisë retorikë e papërgjegjshme

UASHINGTON, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë dënoi retorikën e papërgjegjshme të Rusisë, pas rishikimit të doktrinës bërthamore, e cila zgjeron mundësinë e përdorimit të armëve atomike duke siguruar se kjo nuk do të kërkojë një rishikim të doktrinës amerikane.

“Ky është një demonstrim i ri i retorikës së papërgjegjshme që Rusia ka demonstruar për dy vjet”, deklaroi një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Ne nuk u befasuam nga njoftimi se Rusia do të përshtaste doktrinën e saj bërthamore”, vuri në dukje ai, duke pasur parasysh se Moska “kishte sinjalizuar synimin e saj për ta bërë këtë”.

”Meqë nuk vërejmë asnjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë, nuk shohim asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin ose doktrinën tonë bërthamore në përgjigje të deklaratave të Rusisë sot”, theksoi zëdhënësi.

Kujtojmë se Uashingtoni sapo autorizoi Kievin të përdorë raketat e tij me rreze të gjatë për të goditur objektivat në Rusi.

Shtëpia e Bardhë sugjeroi se vendimi i SHBA ishte një përgjigje ndaj vendosjes së trupave të Koresë së Veriut përkrah Rusisë kundër Ukrainës, të cilën zëdhënësi e përshkroi si një “përshkallëzim të rëndësishëm”./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›