E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Tarifa befasuese amerikane ndaj Kinës arrin në 104%

UASHINGTON, 8 prill /ATSH/ – Presidenti Donald Trump do të vendosë nesër një tarifë befasuese prej 104% në të gjitha importet kineze, njoftoi sot sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt, sipas CNN.

Kina ishte njoftuar për tarifat prej 34% si pjesë e paketës tarifore reciproke të Trump.

Por, presidenti vendosi 50% të tjera, pasi Pekini nuk tërhoqi premtimin e tij për të vendosur tarifa hakmarrëse prej 34% për mallrat amerikane deri në mesditë të së martës, duke shtuar 84% shtesë në tarifa.

Më herët, Ministria e Tregtisë e Kinës tha se “kundërshton me vendosmëri” tarifat shtesë prej 50% për importet kineze, duke e quajtur atë “një gabim mbi një gabim”.

Ministria u zotua të përshkallëzojë hakmarrjen e saj ndaj eksporteve të SHBA.

Aksionet amerikane, të cilat u rritën sot në mëngjes, filluan të lëvizin më poshtë nga komentet e Leavitt.

”Nasdaq” dhe S&P 500 ranë në territor negativ, ndërsa ”Dow” mbeti pozitiv rreth orës 14:30 ET.

“Vendet si Kina, të cilat kanë zgjedhur të hakmerren dhe të përpiqen të dyfishojnë keqtrajtimin e tyre ndaj punëtorëve amerikanë, por po bëjnë një gabim”, u tha Leavitt gazetarëve.

“Presidenti Trump… nuk do të zmbrapset”, shtoi ajo.

”Kinezët duan të bëjnë një marrëveshje, por ata thjesht nuk dinë si ta bëjnë atë”, tha Leavitt.

Trump fillimisht vendosi një tarifë 10% për të gjitha mallrat kineze në shkurt, pa përjashtime, duke e lidhur atë me rolin e pretenduar të vendit në ndihmën e imigracionit të paligjshëm dhe futjen e fentanilit në SHBA.

Muajin e kaluar, ai dyfishoi ato normat.

Kina ishte burimi i dytë më i madh i importeve të Amerikës vitin e kaluar, duke dërguar një total prej 439 miliardë dollarësh mallra në SHBA, ndërsa SHBA eksportoi mallra me vlerë 144 miliardë dollarë në Kinë.

Tarifat e ndërsjella kërcënojnë të dëmtojnë industritë vendase dhe të rezultojnë në pushime nga puna./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›