E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – Të paktën katër të vdekur pas të shtënave me armë në një shkollë në Xhorxhia

UASHINGTON, 5 shtator /ATSH-DPA/- Të paktën katër persona janë vrarë nga të shtënat në një shkollë në shtetin amerikan të Xhorxhias, thanë sot hetuesit lokalë.

“Dy studentë dhe dy mësues u vranë nga të shtënat me armë në shkollën e mesme Apalachee në qytetin e Winder”, tha Chris Hosey, drejtori i Byrosë së Hetimit të Gjeorgjisë në një konferencë për shtyp.

“Nëntë persona u plagosën dhe u dërguan në spital”, tha ai.

“Një i dyshuar, një nxënës 14-vjeçar i shkollës, ishte arrestuar”, sipas Hosey.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill thanë se ata “po mbanin zi për vdekjen e atyre, jeta e të cilëve u mbyll për shkak të dhunës më të pakuptimtë me armë”.

“Ajo që duhet të ishte një sezon i gëzueshëm i kthimit në shkollë në Winder, Xhorxhia, tani është kthyer në një tjetër kujtesë të tmerrshme se si dhuna me armë vazhdon të copëtojë komunitetet tona”, thanë ata në një deklaratë.

Dhuna me armë dhe të shtënat në shkolla janë një dukuri e zakonshme në SHBA, ku armët e zjarrit janë lehtësisht të disponueshme se në shumë vende të tjera. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›