E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Tragjedi në Shreveport: 8 fëmijë humbin jetën në një sulm me armë

LUIZIANA, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Tetë fëmijë kanë mbetur të vrarë në një të shtënë me armë zjarri në Shreveport, në shtetin e Luizianës.

Edhe autori i sulmit ka vdekur pas një ndjekjeje nga policia.

Natyra e ngjarjes është përshkruar si “dhunë në familje” nga autoritetet, sipas të cilëve në total 10 persona janë qëlluar me armë zjarri, në një skenë krimi që ka përfshirë disa vende të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit dhe viktimat ishin të moshës nga 1 deri në rreth 14 vjeç.

Disa prej fëmijëve të qëlluar ishin të afërm me të dyshuarin.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›