SHBA – Trump: E pabesueshme që një akt i tillë të ndodhë në vendin tonë

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti amerikan Donald Trump tha se ai u qëllua në vesh gjatë një tubimi politik në Pensilvani të shtunën.
Duke shkruar në faqen e tij të mediave sociale Truth Social, Trump tha se një plumb shpoi pjesën e sipërme të veshit të tij të djathtë.
“E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova një fërshëllimë, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva plumbin të çante nëpër lëkurë. Pati shumë gjakderdhje, kështu që atëherë kuptova se çfarë po ndodhte”, shkroi ai.
Trump tha se një person ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur rëndë gjatë incidentit.
“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”, ka shkruar ai.
Trump u shoqërua drejt sigurisë nga agjentët e shërbimit sekret pasi u dëgjuan të shtëna armësh gjatë tubimit.
Videot nga vendi i ngjarjes treguan Trump duke ngritur grushtin teksa u përcoll nga skena me një vesh të gjakosur./ a.jor.