E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Irani do të bëjë një ofertë për të përmbushur kërkesat tona

UASHINGTON, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Irani planifikon të bëjë një ofertë për të përmbushur kërkesat e SHBA-së, deklaroi presidenti Donald Trump.

“Ata po bëjnë një ofertë dhe do ta shohim”, duke specifikuar se ”nuk e dinte se nga çfarë do të përbëhej”.

Kur u pyet për bashkëbiseduesit amerikanë në negociata, manjati u përgjigj: “Nuk dua ta zbuloj, por po flasim me njerëzit që janë në pushtet tani”.

Të dërguarit specialë Steve Witkoff dhe Jared Kushner udhëtuan për në Islamabad për bisedime me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›