E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Putin dëshiron të takohet, po përgatisim detajet

UASHINGTON, 10 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po përgatiteshin për një takim me presidentin rus, Vladimir Putin për të diskutuar konfliktin në Ukrainë.

“Putin dëshiron të takohet me ne dhe ne po e organizojmë takimin”, tha Trump, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë një takimi me guvernatorët republikanë në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, në Florida.

Trump tha se detajet ishin ende “për t’u përpunuar”.

“Putin dëshiron të takohet me ne. Ai e ka thënë këtë publikisht dhe ne duhet t’i japim fund asaj lufte. Është një rrëmujë e madhe”, theksoi Trump për konfliktin.

Gjatë fushatës, Trump, i cili pritet të betohet si president më 20 janar, lavdëroi shpesh marrëdhëniet e tij me Putinin dhe tha se ai mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë “brenda 24 orëve”, pa zbuluar kurrë asnjë detaj se si do të vepronte.

Në fillim të kësaj jave, Trump kishte shprehur shpresën se lufta do të përfundonte brenda gjashtë muajve.

“Shpresoj shumë më shpejt se gjashtë muaj”, u tha ai gazetarëve./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›