E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

UASHINGTON, 2 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se kishte pezulluar një valë të re të planifikuar sulmesh ushtarake kundër Iranit për shkak të asaj që ai e përshkroi si përparim drejt një marrëveshjeje diplomatike.

Duke shkruar në Truth Social të shtunën, Trump tha se pezullimi ishte i kushtëzuar nga arritja e shpejtë e një marrëveshjeje.

Ai tha se ushtria amerikane ishte e gatshme të sulmonte me forcën e saj të plotë, por se Irani dhe vendet e tjera në rajon i kishin kërkuar Uashingtonit të përmbahej nga një sulm sepse “perimetrat e një marrëveshjeje” ishin rënë dakord.

Sipas Trump, marrëveshja e propozuar do të përfshinte rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe “fundin e kërcënimit bërthamor të Iranit”.

Ai shtoi se Izraeli gjithashtu do t’i përmbahej marrëveshjes.

Trump nuk dha detaje të mëtejshme rreth përparimit të supozuar diplomatik.

Irani dhe vendet e tjera në rajon të përfshira në bisedime nuk komentuan menjëherë.

Teherani më parë ka kërcënuar me sulme hakmarrëse kundër infrastrukturës kritike në Izrael dhe vendet e Gjirit, pas raportimeve nga mediat amerikane se Uashingtoni po shqyrtonte një sulm të ri të madh ndaj objektivave në Iran.

Sipas raportimeve, sulmet e mundshme mund të përfshijnë infrastrukturën energjetike të Iranit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›