E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump fal 1 500 të pandehurit e përfshirë në trazirat e 6 janarit në Kapitol Hill

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka falur të pandehurit e përfshirë në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol Hill.

Trump nënshkroi një urdhër përkatës në Shtëpinë e Bardhë në Uashington vetëm disa orë pasi mori detyrën.

“Kjo shpallje i jep fund një padrejtësie të rëndë kombëtare të kryer kundër popullit amerikan gjatë katër viteve të fundit dhe fillon një proces të pajtimit kombëtar”, thuhet në urdhrin e lëshuar.

Trump fali pothuajse të gjithë të dënuarit për krime që lidhen me trazirat, me përjashtim të 14 personave, dënimet e të cilëve u reduktuan në kohën e vuajtur tashmë.

Të gjitha çështjet në pritje në lidhje me trazirat do të pushohen, shtohet urdhri.

“Kjo është një punë e madhe”, tha Trump ndërsa nënshkroi urdhrin, duke shtuar se shpresonte që ”ata që ishin në burg të liroheshin menjëherë”.

Sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, më shumë se 1500 individë janë akuzuar për krime që lidhen me shkeljen e Kapitolit të SHBA.

Më 6 janar 2021, mbështetësit e Trump sulmuan me dhunë selinë e Kongresit amerikan në Uashington, në humbjen elektorale të republikanëve kundër Joe Biden. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›