E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të pezullojë ndalimin e TikTok, ndërsa administrata Biden thotë se aplikacioni paraqet kërcënim të rëndë

UASHINGTON, 28 dhjetor /ATSH/ – Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump i kërkoi Gjykatës së Lartë të pezulloë një ndalim të diskutueshëm të TikTok, që do të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm, duke u thënë gjykatësve se një vonesë do të lejonte administratën e tij të “ndiqte një rezolutë të negociuar”, sipas CNN.

Kërkesa e Trump për një vonesë në pezullimin e ndalimit e vë atë në kundërshtim me administratën Biden, e cila mbrojti ligjin duke paralajmëruar shqetësime të rënda të sigurisë kombëtare në lidhje me operacionin e vazhdueshëm të TikTok në SHBA.

Në një nga çështjet më të rëndësishme në pritje përpara Gjykatës së Lartë, gjyqtarët duhet të vlerësojnë nëse ndalimi i TikTok i miratuar nga Kongresi në prill shkel Amendamentin e Parë.

Gjykata ka caktuar tashmë dy orë debat me gojë për këtë çështje për datën 10 janar.
Por, duke pasur parasysh se ndalimi është vendosur të hyjë në fuqi më 19 janar, një ditë para betimit të tij, pozicioni i Trump mund të ketë peshë të konsiderueshme me drejtësinë.

Në përmbledhjen e tij, Trump teknikisht nuk mori asnjë pozicion për pyetjet themelore të Amendamentit të Parë të paraqitura nga çështja, por ai i kërkoi gjykatës të shtyjë datën e hyrjes në fuqi më 19 janar, në mënyrë që administrata e tij të mund të kërkonte një mënyrë për të zgjidhur çështjen.

Trump sugjeroi që gjykata të ndalojë datën efektive të ndalimit “për të lejuar administratën e tij të ardhshme të ndjekë një rezolutë të negociuar që mund të parandalojë një mbyllje mbarëkombëtare të TikTok, duke ruajtur kështu të drejtat e Amendamentit të Parë të dhjetëra miliona amerikanëve, duke adresuar gjithashtu shqetësimet e qeverisë për sigurinë kombëtare .”

Presidenti i ardhshëm ka dërguar sinjale të përziera në të kaluarën në lidhje me pikëpamjet e tij për TikTok, por së fundmi u zotua të shpëtojë platformën.

Trump u takua edhe me shefin ekzekutiv të TikTok, Shou Chew në fillim të këtij muaji./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›