E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump kërcënon sërish Kanadanë me tarifa të larta për produktet bujqësore

UASHINGTON, 8 mars /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi Kanadanë me tarifa të mëtejshme dhe dje ka vendosur tarifa prej rreth 250% në sektorin bujqësor, përfshirë produktet e qumështit.

”Kanadaja na ka rrëmbyer prej vitesh me lëndë druri dhe produkte qumështi”, tha Trump në një fjalim në Zyrën Ovale.

Ai përmendi “tarifat e mëdha” të Kanadasë, të cilat ai tha se e bënë të pamundur për SHBA-në shitjen e drurit ose produkteve të qumështit në Kanada.

Trump paralajmëroi se SHBA do të vendoste saktësisht të njëjtat tarifa ndaj Kanadasë, nëse fqinjët veriorë nuk i hiqnin tarifat e tyre.

”Kjo mund të ndodhë që të premten, ndoshta jo deri të hënën ose të martën”, shtoi Trump.

Për disa – por jo të gjitha – produktet e qumështit, Kanadaja në fakt vendos tarifa mbi 200%, veçanërisht nëse importet tejkalojnë kuotat e përcaktuara. Kanadaja i bën importet jashtë kuotave të përcaktuara shumë të shtrenjta. Kjo synon të mbrojë industrinë vendase të qumështit.

Në fakt, tarifat amerikane për produktet e qumështit nga Kanadaja janë dukshëm më të ulëta.

I ashtuquajturi sistemi i rregullimit të vëllimit të Kanadasë ka qenë prej kohësh një pikë grindjeje midis dy vendeve fqinje.

Të enjten, Trump njoftoi se një numër mallrash kanadeze do të përjashtoheshin nga tarifat 25% që qeveria e tij kishte vendosur në konfliktin tregtar në fillim të javës.

Por, pavarësisht tërheqjes së disa masave ndëshkuese nga Trump, qeveria kanadeze po ruan kundërtarifat e saj në të njëjtin nivel për mallrat me vlerë ekuivalente prej rreth 20 miliardë dollarë në vit./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›