E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump kritikon ndarjen e barrës “të njëanshme” të NATO-s

UASHINGTON, 3 korrik /ATSH-AA/ –  Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të enjten ndarjen e barrës së NATO-s, duke e quajtur “qesharake” që SHBA-ja të vazhdojë atë që ai e përshkroi si një marrëdhënie “të njëanshme” dhe jo reciproke.

Në një postim në platformën e mediave sociale amerikane “Truth Social”, Trump ndau një tabelë që krahason shpenzimet e mbrojtjes midis aleatëve të NATO-s dhe SHBA-së.

“Është qesharake që SHBA-ja të vazhdojë në këtë rrugë të njëanshme kur marrëdhënia nuk është reciproke. Ata nuk ishin aty për ne!!!”, shkroi ai.

Grafiku tregon shpenzimet e mbrojtjes amerikane në 999 miliardë dollarë, krahasuar me 90.5 miliardë dollarë për Mbretërinë e Bashkuar, 66.5 miliardë dollarë për Francën, 48.8 miliardë dollarë për Italinë dhe 44.3 miliardë dollarë për Poloninë.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›