E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Trump nënshkruan urdhrin për riklasifikimin e rebelëve Houthi si organizatë terroriste

UASHINGTON, 23 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për riklasifikimin e rebelëve Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani si një “organizatë e huaj terroriste”.

“Houthis kanë qëlluar dhjetëra herë në anijet luftarake të marinës amerikane, kanë nisur sulme të shumta në infrastrukturën civile në vendet partnere dhe kanë sulmuar anijet tregtare që kalojnë tranzit në Bab al-Mandeb më shumë se 100 herë”, theksoi Trump.

Me nënshkrimin e urdhrit fillon procesi i riklasifikimit të milicisë. Përcaktimi si një organizatë e huaj terroriste vjen me sanksione të rënda.

Pak para përfundimit të mandatit të parë presidencial të Trump në vitin 2021, Sekretari i tij i atëhershëm i Shtetit Mike Pompeo inicioi kategorizimin e Houthis si një organizatë terroriste.

Pasardhësi i Pompeos, Antony Blinken, anuloi menjëherë pas kësaj për të lehtësuar dërgimin e ndihmës humanitare në Jemen.

Që nga fillimi i konfliktit në Rripin e Gazës, milicia Houthi ka sulmuar vazhdimisht Izraelin dhe anijet tregtare ndërkombëtare që mbështesin organizatën militante palestineze Hamas.

Si kundërpërgjigje, Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë sulmuar vazhdimisht objektivat Houthi në Jemen. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›