E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA – Trump pezullon tarifat 50% ndaj Kanadasë: Kemi arritur marrëveshje

UASHINGTON, 19  gusht /ATSH – ANSA/ – Kam pezulluar tarifat doganore prej 50% ndaj Kanadasë, të cilat do të hynin në fuqi nesër në mëngjes,, shkroi  presidenti Donald Trump në rrjetin e tij Truth Social.

‘Kanadaja dhe SHBA-ja – në pritje të përfundimit të dokumenteve – kanë arritur një marrëveshje!”, shkroi ai.

Tubacioni i madh i naftës Keystone XL, i cili u fundos vite më parë nga ‘Sleepy Joe’ Biden, mund të ngrihet sërish nga varri!’, shkroi Donald Trump e në  Truth Social.

Sipas kryeministrit kanadez Mark Carney, ka pasur përparim të konsiderueshëm, por ende duhet të përfundojë puna për dokumentet dhe detajet e marrëveshjes.

Pezullimi i tarifave zgjat deri më 21 gusht. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›