SHBA – Trump tërheq paralajmërimin për dyfishimin e tarifave ndaj metaleve kanadeze

UASHINGTON, 12 mars /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr kërcënimin e tij për të dyfishuar tarifat ndaj çelikut dhe aluminit kanadez, pas zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje tregtare midis provincës kanadeze të Ontarios dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ontario kishte njoftuar një tarifë shtesë prej 25% për eksportet e energjisë elektrike në disa shtete të SHBA-së, si pjesë e një konflikti më të gjerë tregtar.
Në përgjigje, Trump shprehu zemërim dhe kërcënoi se do të vendoste një tarifë shtesë prej 25% për metalet kanadeze, e cila do të kishte rritur tarifat në një total prej 50%.
“Kam udhëzuar sekretarin tim të Tregtisë që të vendosë një tarifë SHTESË prej 25%, për çelikun dhe aluminin që vijnë në SHBA nga Kanadaja, NJË NJË NGA KOMBET ME TARIFA ME TË LARTË NË BOT˔, postoi Trump në rrjetin e tij “Truth Social”.
Në shkurt, Trump zbatoi tarifat prej 25% për importet e çelikut dhe aluminit, të cilat synohet të zbatohet përgjithësisht për importet nga të gjitha vendet e tjera, të cilat pritet të hyjnë sot në fuqi.
Megjithatë, deri në fund të së martës, tensionet ishin zbutur.
“Ministri i Tregtisë i Trump, Howard Lutnick dhe kryeministri i Ontarios, Doug Ford zhvilluan bisedime produktive”, tha ministria.
Ata ranë dakord të takohen nesër në Uashington për të diskutuar Marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA).
Në këmbim, Ontario ra dakord të pezullojë tarifën shtesë prej 25% për eksportet e energjisë elektrike në SHBA, Miçigan, Nju Jork dhe Minesota.
Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha se nuk do të vendoseshin tarifa shtesë ndaj Kanadasë.
Në vend të kësaj, tarifat e shpallura më parë prej 25% për çelikun dhe aluminin do të hyjnë në fuqi sot – siç ishte planifikuar, duke i aplikuar për Kanadanë dhe partnerët e tjerë tregtarë pa përjashtime.
Zëdhënësja shtoi se Trump kishte përdorur edhe një herë fuqinë e ekonomisë amerikane për të siguruar një fitore për popullin amerikan. //a.i/