SHBA – Trump zgjat afatin e mbylljes së TikTok-ut, për herë të katërt pas arritjes së marrëveshjes kornizë me Kinën

UASHINGTON, 16 shtator /ATSH/- Presidenti amerikan, Donald Trump zgjati zyrtarisht afatin për të mbajtur të disponueshëm, aplikacionin e mediave sociale, TikTok, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më 16 dhjetor, duke dhënë kohë për të përfunduar kornizën e marrëveshjes së shpallur të hënën – pas bisedimeve midis zyrtarëve të qeverisë amerikane dhe kineze, sipas AP.
Urdhri ekzekutiv i nënshkruar sot nga Trump shënon herën e katërt që Trump anashkalon ligjin federal për të zgjatur afatin për TikTok-un.
Afati fillestar i vendosur nga Kongresi ishte 19 janari i këtij viti, një ditë para se Trump të bënte betimin për mandatin e tij të dytë.
Trump tha se do të diskutonte për çështjen e TikTok-ut me presidentin kinez Xi Jinping të premten.
Ai tha se ka kompani që duan të blejnë aplikacionin e mediave sociale në pronësi të “ByteDance” dhe se detajet rreth pretendentëve të tij të mundshëm do të shpalleshin së shpejti. //a.i/