E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

SHBA – Ultimatumi i Trump për disa zyrtarë të FBI-së: Largohuni, ose do të shkarkoheni

UASHINGTON, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Administrata Trump ka urdhëruar disa zyrtarë të lartë të FBI-së të lënë postet e tyre brenda disa ditësh ose të përballen me shkarkimin e tyre.

Këtë e raporton Washington Post, duke cituar burime, sipas të cilave ultimatumi vjen ndërkohë që Kash Patel, kandidati i Donald Trump për të drejtuar FBI-në, është i zënë me seancën e konfirmimit të tij në Senat.

Presidenti amerikan Donald Trump sapo mori detyren shkarkoi katër zyrtarë të lartë qeveritarë të emëruar nga paraardhësi i tij sot në mëngjes.

Në postimin e parë në rrjetin e tij social Truth Social që nga marrja e detyrës Trump paralajmëroi se më shumë se “një mijë të tjerë rrezikojnë të njëjtin fat”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›