E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA – WP: Izraeli informoi SHBA-në pas eliminimit të Haniyeh

UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-ANSA/ – Sipas zyrtarëve të administratës Biden, menjëherë pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran, për të cilin Izraeli zyrtarisht nuk mori përgjegjësinë, ky i fundit kishte njoftuar zyrtarët amerikanë:

“Ne e kemi eliminuar atë”, u tha pala izreliane zyrtarëve amerikanë, raporton ”Washington Post”.

Sipas gazetës, zyrtarët e administratës së Bidenit u irrituan nga ky vendim për të eliminuar Haniyeh, nga frika se mund të minonte negociatat për një armëpushim në Gaza.

WP shkruan gjithashtu se zyrtarët amerikanë ishin të indinjuar që Izraeli nuk i kishte informuar ata përpara se të fillonte operacione të mëtejshme për të vrarë komandantët e Hezbollahut ose iranianë./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›