SHBA – WP: Shtëpia e Bardhë anulon urdhrin për ngrirjen e fondeve për vendet e huaja

UASHINGTON, 29 janar /ATSH-ANSA/ – Zyra e Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka anuluar një urdhër për ngrirjen e fondeve federale pasi shkaktoi kaos dhe shqetësim, shkruan Washington Post, pasi ka marrë një kopje të një memorandumi të ri.
Në dokumentin, të shpërndarë në agjencitë federale, Matthew J.Vaeth, ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë (OMB), thotë se memorandumi i OMB M-25-13 “është revokuar”.
Urdhëri i lëshuar të hënën, i udhëzoi agjencitë federale të pezullojnë përkohësisht të gjitha aktivitetet që lidhen me detyrimet ose disbursimin e të gjithë ndihmës financiare federale. /os/