SHBA : Çifti presidencial për herë të parë në një darkë intime

Presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle dolën mbrëmë për herë të parë për një darkë intime, që kur zoti Obama mori detyrën.
Çifti presidencial shkoi për darkë tek restoranti i njohur Citronelle në zonën luksoze të Uashingtonit, Xhorxhtaun.
Lajmi i pranisë së tyre në restorantin francez u përhap me shpejtësi dhe qindra vetë u mblodhën për të parë presidentin dhe gruan e tij ndërsa hanin në restorant. Ata u përshëndetën ngrohtë kur dolën nga restoranti.
Kur u kthye, çifti bëri një shëtitje kapur për dore në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.