SHBA- Trump: Do ta përfundojmë punën me Iranin, qoftë përmes marrëveshjes apo në një mënyrë tjetër

UASHINGTON, 28 tetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se synon të përfundojë procesin e negociatave me Iranin, qoftë përmes një marrëveshjeje apo në një mënyrë tjetër.
“Ne duhet ta çojmë punën deri në fund, qoftë përmes një marrëveshjeje apo në një mënyrë tjetër. Do të shohim nëse negociatat do të kenë sukses”, tha Trump në një intervistë për median amerikane “Axios”.
Ai theksoi se negociatat me Iranin po vijojnë përmes ndërmjetësve, duke lënë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje.
Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të gjetur një zgjidhje për çështjet e pazgjidhura mes Uashingtonit dhe Teheranit. /os/