E Enjte, 5 Nëntor 2026

SHBA/ 15 vjeçari qëllon për vdekje pesë persona në një shtëpi në Uashington

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë u vranë të hënën pasi një 15 vjeçar hapi zjarr ndaj tyre në Uashington. Personat u gjetën të vdekur brenda një shtëpie në Fall City.

Policia vuri në pranga autorin e dyshuar ndërsa një adoleshent tjetër u dërgua në spital me lëndime.

Sipas autoriteteve, viktimat janë anëtarë të një familjeje por nuk dihet lidhja me autorin e mitur./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›