E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, 2012 - viti më i ngrohtë në histori

Ekspertët qeveritarë të motit në Shtetet e Bashkuara thonë se temperatura mesatare në 48 shtete amerikane gjatë vitit 2012 ishte 13 gradë Celsius. Kjo është 0 presje 6 gradë më e lartë  se temperatura mesatare gjatë vitit 1998, dhe 3 gradë më e lartë se mesatarja për të gjithë shekullin e 20-të. Të dhënat nuk përfshijnë shtetin ishull të largët Hawaii dhe shtetin verior Alaska.

Ndërsa Toka pëson ndryshime klimatike, Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar një prirje afatgjatë të ngrohjes. Administrata Oqeanike dhe Atmosferike thotë se rritja e temperaturës gjatë vitit të kaluar u ndikua nga  thatësia gjatë verës ​​që preku rajonet bujqësore më pjellore të vendit dhe nga një rrymë veriore atmosferike.

Përveç kësaj, qeveria amerikane thotë se viti 2012 ishte viti i dytë më i keq përsa i përket motit ekstrem, me 11 fatkeqësi natyrore që shkaktuan më shumë se 1 miliard dollarë në dëme. Ndër më të keqiat ishin super-stuhia Sandy që goditi rëndë bregun e populluar verilindor të vendit në fund të tetorit, uragani Isak që goditi bregun jugor, si dhe shumë stuhi të rjera me me shira dhe erëra të forta.

Gjithashtu, viti 2012  ishte i teti vit radhazi që tregoi se temperatura në planetin tonë po rritet.

Të dhënat e motit për vitin 2012 nga e gjithë bota pritet të shpallen javën e ardhshme.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›