E Hënë, 2 Nëntor 2026

“SHBA 2026”, mbyllet me barazim sfida Shqipëri – Serbi

Shqipëria ka barazuar pa gola ndaj Serbisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.

Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara në “Air Albania”, kuqezinjtë nuk ia dolën dot të marrin tre pikët.

Shqipëria u përballë sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026.

Kjo është ndeshja e tretë e kuqezinjve për Grupin K, që pas humbjes me Anglinë dhe fitores me Andorrën mbajnë vendin e dytë me tre pikë.

Ndërsa, për Serbinë kjo është ndeshja e parë e kualifikuesve, pasi ajo mori pjesë në ndeshjet e play-off të Ligës së Kombeve.

Grupi K kryesohet nga Anglia me 9 pikë pas 3 fitoreve, ndërsa Letonia është e treta me 3 pikë.

Trajneri Silvinjo ka bërë ndryshime drastike në rreshtimin e kuqezinjve. Në mbrojtje shfaqet përsëri nga minuta e parë Hysaj, ndërsa Ajeti fiton balotazhin me Ismajlin përkrah Gjimshitit, me Mitajn që rifiton vendin në të majtë. Në mesfushë, Shehu i merr vendin Ramadanit, ndërsa përkrah do të ketë Asllanin e Laccin.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Hoxha, Broja, Manaj.

SERBIA: Petrovic, Pavlovic, Milenkovic, Erakovic, Lukic, Maksimovic, Zivkovic, Terzic, Samardzic, Mitrovic, Vlahovic.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›