E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA 23 vjet burg terroristit

Faruk Ahmed, amerikani me origjinë pakistaneze që pak muaj më parë u ndalua teksa tentonte të hidhte në erë metronë e Uashingtonit, u shpall fajtor dhe u dënuar me 23 vjet burgim.

35 vjecari pranoi para gjykatësit se kishte siguruar material dhe ndihmë teknike për një grup terrorist në përpjekje për të organizuar një sulm në metrotë e Uashingtonit.

Ahmed, shtetas amerikan që nga viti 1993, kishtë studiuar e fotografuar sistemin e sigurisë së metrove në Virxhinia, pranë Uashingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›