E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA 7 shtete kundershtojne ofrimin e siguracioneve shendetesore per kontraceptive

Shtate shtete amerikane kane ngritur padi duke kundershtuar nje kerkese te re qe grupe me lidhje fetare te ofrojne siguracione shendetesore qe mbulojne perdorimin e kontraceptiveve dhe sherbime te tjera per parandalimin e shtatezanise.

Padia e ngritur sot thote se rregulli i ri bie ndesh me te drejten e lirise fetare te garantuar nga kushtetuta amerikane. Padite u ngriten nga zyrat e prokuroreve te pergjitheshem te shteteve Florida Michigan Nebraska Ohio Oklahoma Karolina e Jugut dhe Texas.

Tre organizata katolike dhe dy qytetare ju bashkuan po ashtu ketyre padive.

Administrata e presidentit Obama njoftoi kete vit se institucionet me baza fetare si ato te bamiresise spitalet dhe shkollat duhet te ofrojne mbulimin e kontraceptiveve per punonjesit e tyre ne baze te ligjit te ri per kujdesin shendetesor. Por ky ligj nxiti protesta zemerimi nga disa udheheqes fetare te cilet pohojne se ligji bie ndesh me besimet e tyre kunder parandalimit te shtatezanise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›