E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Amerikane largohuni nga Siria


Ambasada amerikane në Siri ka paralajmëruar të gjithë shtetasit amerikanë të lënë menjëherë Sirinë.

Situata vlerësohet tepër e rëndë dhe priten përshkallëzime të tjera të dhunës, thuhet në komunikatën në faqen zyrtare të internetit të ambasadës amerikane në Siri.

Ambasada u thotë shtetasve të largohen sa më parë, pasi në ditët në vijim mund të ndërpriten fluturimet nga Siria drejt vendeve të tjera dhe anasjelltas.

Opozita "ul" armët

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar SiriaSiri, opozita “ul armët”OKB, rezolutë e re kundër Sirisë Siri, zjarr autobusit me besimtarë turq i Tranzicionit në Siri, organizmi që bashkon të gjithë opozitarët e presidentit, Bashar al Assad, u ka kërkuar të gjithë protestuesve, dhe vecanërisht ish-ushtarakët që u janë bashkuar thirrjeve për largimin e presidentit të tyre, të mos sulmojnë forcat e sigurisë.

Kreu i Këshillit, Burhan Ghalioun tha nga Parisi, ku u takua me Ministrin e Jashtëm francez, Alain Juppe, se organizmi që ai drejton i ka kërkuar fraksionit ushtarak “Siria e Lirë”, i udhëhequr nga një colonel që dezertoi Basha al Assad, që të mos sulmojë forcat e sigurisë dhe godinat qeveritare.

Kjo thirrje, tha Ghalioun u bë për të shmangur përshkallëzimin e përleshjeve në vend, që dita-ditës do të conte në një luftë civile të pashmangshme.

Një ditë më parë Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania deklaruan se do t’i kërkojnë OKB-së që të kalojë një rezolutë ndëshkuese për dhunën në Siri.

Një nismë e tillë u hodh poshtë në muajin tetor nga vetoja ruse dhe kineze, që shprehën shqetësimin e tyre se rezoluta mund të përdorej si justifikim për një ndërhyrje si në Libi. Megjithatë, duket se tre fuqitë e mëdha europiane kanë përpunuar një dokument të ri, i cili pritet të jetë më i pranueshëm nga të gjithë.

Rezoluta do të paraqitet fillimisht në përfaqësinë e përgjithshme të shteteve, ku Londra, Parisi dhe Berlini shpresojnë të fitojnë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare, përpara se dokumenti të kalojë për miratimin në Këshillin e Sigurimit.
 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Vizat, Brukseli ngre zërin!
Votohet për ndryshimin e rregullores së azilkërkuesve
Vizat, Fajon: Pezullimi i dëmshëm
Mitrovicë, KFOR përplasje me serbët
Korcë, bllokohen 37 kg marijuanë
Energjia, Shqipëria ka shkelur traktatin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›