E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Amerikanet larg pikave kufitare

Ambasada amerikane në Prishtinë u ka dërguar në orët e vona të natës një mesazh urgjent të gjithë qytetarëve amerikanë për të shmangur dy pikat kufitare që Vetëvendosje synon t'i bllokojë gjatë së shtunës.

"Grupi politik i Vetëvendosjes ka bërë të ditur se do t'i bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë: Merdare, e njohur si Porta 3 në afërsi të Podujevës, dhe Dheu i Bardhë, i njohur si Porta 5, në afërsi të Kamenicës. Bllokadat pritet të nisin sot dhe mund të jetë e vazhdueshme. Ambasada e SHBA në Prishtinë këshillon qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimin nëpër këto pika kufitare”, thuhet në njoftimin urgjent të ambasades.

“Ne kujtojmë qytetarët Bllokada e 14 janaritVV: Protesta do të jetë paqësore Ambasadorët: Shqetësim për 14 janarin Jahjaga: Mos bllokoni rrugët e SHBA se edhe demonstratat me synime paqësore mund të shndërrohen në të dhunshme dhe të paparashikueshme. Është mirë që t'i shmangni krejtësisht nëse mundeni”, këshillon selia diplomatike e Uashingtonit.

“Bëhuni të vëmendshëm për vendndodhejn tuaj dhe kushtojini vëmendje mbulimit të mediave lokale për këto ngjarje", thuhet më tej në mesazhin drejtuar qytetarëve amerikanë që ndodhen në Kosovë.

Nga ana e saj, lëvizja Vetëvendosje garantoi të premten se aksioni “Serbia nuk kalon” do të jetë një protestë paqësore dhe se për të siguruar që asgjë mos dalë jashtë kontrollit, në terren janë caktuar 200 persona, të cilët do të jenë kujdestarët e Vetëvendosjes në dy portat kufitare me Serbinë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›