SHBA Assad ska legjitimitet qeverises

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të këmbëngulin në qendrimin e tyre se presidenti sirian, Basha al Assad nuk ka legjitimitetin për të qeverisur popullin e tij, ndaj duhet të largohet.
Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se Assad nuk mund të sundojë më të njëjtin popull ndaj të cilit prej muajsh po shkakton raprezalje që ka cuar në mbi 2 mijë viktima.
Klinton tha më tej se Shtetet e Bashkuara kërkojnë rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Sirisë.