E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-Britani, prova të reja për përgjimet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe raportohen se përdorin një teknologji të specializuar për çkodimin e llogarive bankare online, të dhënave mjekësore dhe komunikimit personal.

Denoncimi i Edward Snowden mbi aktivitetin e Agjensisë së Sigurisë Kombëtare dhe homologes së saj britanike ishte i parë që hodhi dyshimet mbi ekzistencën e këtij programi.

Programi në gjendje të zbulonte fjalëkalimet dhe të dhënat e tjera personale shënjestronte kryesisht faqet më të përdorura, si Google, Facebook dhe Yahoo.

Sipas BBC, provat për ekzistencën e këtij programi, për të cilin që prej vitit 2000 janë investuar miliarda dollarë nga Uashingtoni për ta vënë në funksion, janë të sigurta.

Në dokumente të publikuara njëkohësisht në New York Times, The Guardian dhe ProPublica zbulohet se emri i koduar i programit është Bullrun, sipas emrit të një beteje pjesë e luftës civile në SHBA.

Në Britani, emri i programit mësohet se është Edgehill, sipas angazhimit të parë serioz në luftën civile angleze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›